Juventin, por historinë e suksesit e gjen te Milani! Edi Rama thotë në Itali: Të bëhemi si Milani i Sakit!

Në Itali ka dhënë mendimin e tij sesi duhet të dilet nga kjo situatë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Një juventin dhe që e adhuron këtë skuadër, por kur vjen puna për të gjetur histori të mëdha suksesi, përfundon te Milani i kohërave të arta.

Si në rastin për zgjidhjen e kësaj pandemie dhe zhdukjen e saj, ku kryeministri shqiptar shprehet se nuk duhet të qendrohet vetëm në mbrojtje, por të gjithë duhet të veprojnë si një trup i vetëm, të mbrohen dhe sulmojnë njëkohësisht si me Sakin e kuqezinjëve.

“Ne sigurisht që nuk do ta ndryshojmë valën e luftës me tridhjetë mjekë dhe infermierë, por ishte e natyrshme për t’u bërë sepse ne po luftojmë edhe këtu, por të luftosh në Itali, është njëlloj si në shtëpinë tënde.

Kthimi i nderit nuk është fjala e duhur sepse ne kurrë nuk do të jemi në gjendje që të përgjigjemi për ato që ka bërë Italia dhe italianët për ne në kohët e errëta. Thjeshtë po bëjmë ato detyrat e shtëpisë si anëtare e një familje që është edhe e jona.

Në familjen italiane shumë shqiptarë tani janë një pjesë e integruar. Armiku i padukshëm sulmoi të gjithë ne në të njëjtën kohë dhe ne duhet që jo vetëm të mbrohemi, por të provojmë edhe sulmin. Kjo duhet të bëhet në të gjithë Europën sepse nuk mund të fitosh duke ndenjur vetëm në mbrojtje. Europa duhet të imitojë Milanin e Sakit, nuk mund të mbrosh vetëm dhe duhet të jesh një ekip pa yje, atje ku të gjithë mbrojnë dhe sulmojnë”, ka thënë Rama. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online