Tirana ka zhvilluar sot një ndeshje miqësore ndaj Korabit. Takimi u zhvillua në kompleksin stërvitor “Skënder Halili” dhe përfundoi me fitoren 3 – 1 bardhebluve. Sentamu, Ngo dhe një autogol i dibranëve siguruan fitoren e Tiranës në këtë takim, ndërkohë që për Korabin golin e nderit e shënoi Reçi.
Ndoshta, lajmi më i mirë për Tiranën pas këtij takimi është rikthimi te goli i Majkëll Ngo, i cili para pak ditësh iu bashkua sërish stërvitjes më ekipin e parë të Tiranës, pasi u stërvit për dy javë me ekipin B si pasojë e një debati me teknikun Mema.
Tekniku kryeqytetas e ka përmendur disa herë që skuadra ka nevojë për një qendërsulmues cilësor dhe ndoshta nëse Ngo qëndron larg probleme e dëmtimeve nuk do të jetë nevoja që klubi të ndërhyjë në këtë repart gjatë merkatos së janarit.