Nuk ka përmbysje në Maqedoni, Shkupi përgatitet për derbin shqiptar me Ballkanin në Ligën e Konferencës

Shkupi është eliminuar nga Liga e Europës. Në Maqedoninë e Veriut nuk pati vend për përmbysje, teksa Shamrok Roversi fitoi për të dytën herë ndaj tyre. Takimi i sotëm përfundoi me shifrat 1-2. Gadfnei në të 65-n dhe Emaku në të 84-tën shënuan për Irlandezët, ndërsa Adetunji kundërpërgjigjet për Shkupin. Por goli për bardhekaltrit erdhi tepër vonë, në minutën e 94-t, pak sekonda para vërshëllimës së trefishtë të arbitrit.

Kampionët e Maqedonisë së Veriut janë eliminuar kështu në turin e tretë të Ligës së Europës dhe tashmë duhet të mendojnë për përballjen e “play off”-it në Ligën e Konferencës. Një derbi shqiptar pritet të zërë vend në këtë fazë, pasi shorti ka vënë Shkupin përballë fituesit të çiftit Ballkani-KI Klaksvijk. Skuadra e Ilir Dajës fitoi ndeshjen e parë me klubin nga Ishujt Faroe dhe janë pretendentë kryesorë për kalimin më tej./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *