Nedim Bajrami është paraqitur sot përkrahë Sokol Cikalleshit në konferencën për shtyp. Mesfushori i Sasuolos i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, lidhur me dy sfidat delikate kundër Republikës Çeke dhe Polonisë. Bajrami ka deklaruar se trajneri Silvinjo e ka ndryshuar shumë lojën e tij, çka është reflektuar edhe me dy golat e shënuar me Kombëtare.
“Isha shumë i lumtur që shënova dy gola. Me Çekinë këmi një ndeshje shumë të vështirë. E dimë që është një kundërshtar fizikisht i fortë. Jemi të gjithë çunat gati dhe do të japim maksimumin për këtë ndeshje. Kam folur me trajnerin dhe me ka ndihmuar shumë. Më ka ndihmuar mentalisht. Jam shumë i lumtur që ka ardhur Silvinjo këtu. Duhet të vazhdoj kështu, që në këtë ndeshje me Çekinë ta ndihmoj sërish skuadër. Me rëndësi është të marrim tre pikë. Nëse nuk i marrim tre pikë, atëherë e rëndësishme është të mos humbim.
A kemi presion nga interesi i lartë i tifozëve? Presion nuk kemi. Na motivojnë më shumë. Jemi shumë të lumtur që vijnë të gjithë tifozët në stadium dhe na ndihmojnë. Të gjithë duhet të jemi në formë. Nuk ka një apo dy lojtarë që ndryshojnë lojën. Të gjithë duhet të jemi në formë dhe ta përgatisim ndeshjen sa më mirë”, ka thënë Nedim Bajrami./Halit Delibashi-Sport Ekspres/