Ibrahimovic do të festojë ditëlindjen e tij të 42-të në tetor dhe do të jetë sërish një futbollist profesionist, të paktën ky është plani i tij. Suedezi e ka pranuar se ka frikë se çfarë do t’i ndodhë kur të mbyll karrierën, ndaj nuk po mendon për tërheqjen.
Për shkak të dëmtimeve të shumta, Ibrahimovic pritet që ta mbyll me Milanin dhe të mos e veshë më këtë fanellë. Një lajm disi i papritur për marrëveshjen e re të Ibrahimovic ka ardhur nga Italia. Suedezi do të mbetet në Serinë A pasi Tuttomercato raporton se është arritur akordi verbal me Monzën. Megjithatë Zlatan do t’i duhet që të bëjë pa Champions League. /Sport Ekspres/