Debati i nxehtë i javëve të fundit në Spanjë është ai në lidhje me El Clasico-n: A do ta nderojë Reali i Madridit Barcelonën, duke u rreshtuar e duke duartrokitur kampionët e rinj gjatë futjes në fushë? Xhiroja e nderit ka qenë një traditë në Spanjë, por është prishur nga rivaliteti i madh mes dy klubeve dhe nga thyerja që i bëri rregullit Barcelona, kur Reali fitoi Botërorin e Klubeve.
Realisht, Barcelona pretendon se xhiroja e nderit është vetëm për kompeticione ku garojnë të dy klubet dhe secili klub tregon respektin kur humbet garën.
Megjithatë, sot Sergio Ramos ka përsëritur që nuk do të ketë nderime: “Po bëhet shumë zhurmë për këtë histori, por trajneri Zidan ka folur një herë dhe fjala e tij është ungjilli ynë. Nuk do të ketë xhiro nderi, pikë”.
Ndërkaq, pas festës për titull në La Korunja, Reali i Madridit ka postuar në Twitter një mesazh të thjeshtë urimi për titullin e Barcelonës. Më mirë se asgjë…
Pike e ka thene bukurNuk do bej Reali koridorin e nderit? Nuk do me zej gjumi sonte.Kujt i plasi?