Napoli mendon për të ardhmen, Tare në shënjestër

Napoli i dogji në Firence shanset që kishte për të fituar titullin, ndaj tashmë po nis të mendojë për të ardhmen. Zhgënjim ka, por më shumë për Inter-Juve, sesa për humbjen në Firence, ndaj në klubin jugor bëjnë bilancin dhe gjithsesi vendi i dytë nuk është ndonjë tragjedi.

Gjithsesi, në verë mund të ketë revolucion. Trajneri Mauricio Sarri është ende në pritje për sa i përket rinovimit dhe nuk është e thënë që Napoli t’i bëjë ofertë të re. E njëjta gjë edhe për drejtorin sportiv Kristiano Xhuntoli, i cili nuk ka rinovuar dhe sipas calcionapoli24.it, te Napoli nuk është se e kanë me sy të mirë.

Presidenti De Laurentis kërkon një drejtor sportiv me më shume njohuri në lidhje me talentet dhe personi ideal për këtë punë është Igli Tare, i cili është në fund të kontratës me Lacion.

Ish-sulmuesi i Shqipërisë është transformuar në drejtuesin me të mirë në Itali, me një aftësi të jashtëzakonshme për të zbuluar talente dhe për t’u shumëfishuar vlerën në treg. Gjithsesi, marrëdhëniet e tij me Klaudio Lotiton janë të shkëlqyera dhe presidenti i Lacios zor se e lëshon personin që po e pasuron, duke rritur jashtëzakonisht vlerën e skuadrës në treg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online