“Nuk ka mundësi, ndeshje e Superiores dhe dukej si e Kategorisë së Dytë”! Trajneri i Kukësit shfryn pas humbjes: Vetëm vonesa, sot u dukëm të vegjël pa dëshirë

Egnatia është rikthyer te fitorja pas 7 ndeshjeve. Ekipi i drejtuar nga ana e Tetovës ka arritur që të fitojë me shifrat 1-0 kundër Kukësit. Një ndeshje shumë e vështirë pasi verilindorët vinin pas disa rezultateve pozitive në këtë takim.

Goli i vetëm i ndeshjes është realizuar nga ana e Zejnullait. Në minutën e 6, pas një aksioni të bukur te Egnatia, Zejnullai arriti të mposht portierin kundërshtar. Kaq do të ishte historia e këtij takimi, me Egnatian që merr tre pikët e radhës. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve në “MCN TV”:

Devolli: “Humbja është e dhimbshme gjithmonë. Ajo që nuk më pëlqeu sot, është se nuk vinim kurrë era ekip, ishim shumë të vegjël. Nuk sakrifikuam, nuk dubluam, në momentin që nuk bën këto, del i vogël para kundërshtarit. E kishim përgatitur ndryshe ndeshjen. Nuk pashë as dëshirë sot, ndoshta ndikoi edhe goli i shpejtë që pësuam. Duhet të ndryshojmë sa më shpejt fytyrën. Nuk ishim afër njëri-tjetrin, nuk dublonim dhe sakrifikonim. Edhe te porta kemi shkuar me episode, jo me logjikë. Nuk kishte lojë efektive, vetëm shtrihu, vonohu, vonohu. Nuk ka mundësi, ndeshje e Superiores dhe dukej si e Kategorisë së Dytë, vetëm vonohu, pa lojë efektive”.