Nuk ka mrekulli, Shqipëria U17 eliminohet me dy ndeshje

Shqipëria U17 ka pësuar një tjetër humbje pas turpërimit nga Çekia. Këtë radhë kuqezinjtë e vegjël janë mundur në “Elbasan Arena” nga Norvegjia U17 me rezultatin 3-1. Skuadra e Xhemal Mustedanagiç nuk rezistoi më shumë se 45 minuta, pasi pësoi golin e parë në minutën e parë shtesë të fraksionit të parë.

Norvegjezët kaluan ën avantazh me anë të Gelmujden. Në pjesën e dytë miqtë skandinavët realizuan dhe golin e dytë me anë të Opegard, sapo ishte mbushur një orë lojë. Norvegjezët e ndërlikuan situatën 15 minuta para fundit, kur Tveiten la skuadrën e tij me 10 lojtarë.

Shqipëria arriti që të ngushtonte diferencën me një gol të Gjinit në minutën e 80-të, por më pas nuk erdhi pika e parë. Në sekondat e fundit erdhi dhe goli i tretë i miqve  Në këtë mënyrë Shqipëria U17 nuk ka më shpresë për kualifikim, pasi në ndeshjen tjetër të zhvilluar në “Roza Haxhiu”, Çekia U17 kanë mundur homologët nga Azerbajxhani me shifrat 2-0.

Edhe Kosova U17 e ka nisur me humbje aventurën e saj, pasi është mundur nga 17-vjeçarët skocez me rezultatin 2-1. Skuadra nga Britani e gjeti golin pa u mbushur gjysmë ore lojë, ndërsa ekipi i dardanëve barazoi me Husehinin. Gjithsesi, ekuilibri zgjati vetëm 5 minuta, pasi skocezët shënuan golin e epërsisë në të 77-ën. Në grupin e Kosovës U17, veç Skocisë, është dhe Zvicra që ka triumfuar 3-0 ndaj Qipros.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *