Florian Marku do të ndeshet në Air Albania, me ëndrrën e tij që u shpall prej disa kohësh dhe tashmë duket e realizuar. Boksieri shqiptar ka njoftuar sërish se pas një muaj do të gjendet në kryeqytetin shqiptar. “Për një muaj shihemi në Tiranë. Mezi po e pres këtë ndeshje”, shkruan Florian Marku.
Ndërkohë në videon e publikuar nuk mungon vetëbesimi që e ka shoqëruar prej shumë kohësh: “Në mendjen time dhe në zemrën time, unë them se nuk ka më të mirë se mua. Shqipëri, unë po vij”, shprehet boksieri. /Sport Ekspres/
View this post on Instagram