Juventusi lëshohet në merkato dhe i rrit konkurencën Vlahoviçit, ofertë zyrtare për “xholin” e Liverpulit

Juventusi është aktiv këtë merkato, duke u përpjekur të përforcohet në çdo repart të mundshëm. Pas afrimit të Pogbasë, Di Marias dhe Bremerit, bardhezinjtë po mendojnë të shtojnë forcat në majën e sulmit. Dibala ka lënë një boshllëk të madh te “Zonja e Vjetër”, të cilin drejtuesit juventin kanë menduar të mbushin me Firminjon.

Braziliani ka qenë një nga lojtarët më elastikë dhe të vlefshëm në Liverpulin e Jurgen Klopit, teksa me golat dhe asistet e tij ka dhënë një kontribut të madh në sukseset e të kuqve në vitet e fundit. Sigurisht që një lojtar si Firminjo do të ishte një goditje e madhe për Juventusin, pasi do të rriste ndjeshëm cilësinë në repartin e sulmit. Sipas “Tuttosport”-it, bardhezinjtë kanë ofruar 23 milionë euro për të blerë kartonin e lojtarit dhe tashmë pritet të mësohet përgjigja e Liverpulit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online