Nuk ka më pikëpyetje, arrihet marrëveshja për Ledian Memushajn

Ledian Memushaj dhe Benevento që në janar mund të ndaheshin dhe ofertat për mesfushorin ishin të shumta. Bari ishte klubi që e kërkoi më së shumti, por klubi i tij nuk pranoi ta jepte në huazim me të drejtë blerje. Pa 500 mijë euro nuk hiqej dorë nga vlonjate, edhe pse deri në fund të sezonit duhet të përballonin rrogën e tij, që ishte ndër më të lartat në ekip.

Memushaj mbeti te Benevento, që sezonin e ardhshëm do të luajë në Serinë B. Këtë verë iu vu pas Salernitana, por kërkesa edhe për ta ishte e qartë: duhet të paguanin. Lotito është nga ata që do të fitojë. Migjen Basha me parametra zero është zgjidhja më e leverdishme.

Për Memushajn edhe Peskara ishte futur në garë dhe së fundmi duket se ka një marrëveshje. Sipas specialistit të merkatos, Alfredo Pedules, mes dy klubeve është arritur marrëveshja dhe mesfushori vlonjat do të rikthehet te Peskara. Gjithsesi duhet pritur zyrtarizimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online