“Nuk ka lezet titulli në tavolinë”/ Gjici kritika Ramës : Federata i dha dy rroga, do ishte mirë të jepte dhe qeveria

Presidenti i Kukësit Safet Gjici është në të njejtin zë me çdo aktorë tjetër të botës së sportit për të rinisur sa më shpejt kampionati shqiptar. I ftuar në “Studio Sprint” Gjici ka preferuar që verdfikti final të jepet në fushë e jo të kishte një titull në tavolinë. Teksa shpreh situatën financiare të klubeve, Safet Gjici ka kritikuar mos përkrahjen nga qeveria për futbollistët dhe stafin teknik në kohë pandemie. Gjithashtu presidenti ka një lajm të mirë për tifozët duke premtuar se sezon e ri, Kukësi do e nis në stadiumin e qytetit.

“Nëse hapet tani sezoni, jemi në kohë duke e mbyllur në fushë kampionatin, që do të ishte idealja. Edhe titulli kampion, nuk ka lezet ta marrësh në tavolinë. Këtu nuk është mbyllur kampionati sa i takon numrit të ndeshjes. Do të na pëlqente verdikti i fushës, që do të ishte ideali për çdo ekip. Duke marrë parasysh në çfarë situate jemi, duke parë kushtet, qeveria ka bërë maksimumin e mundshëm dhe ka bërë shumë mirë që të fitojë këtë luftë me Koronavirusin. E rëndësishme për ne është që të mbyllet kjo luftë me shumë pak dhimbje, edhe pse 31 persona kanë humbur jetën. E thashë dhe po e theksoj, mbi të gjitha është jeta e njeriut.

Nuk besoj se ka kontradiktë mes Qeverisë dhe Federatës, përkundrazi, shumë projekte janë bërë së bashku sa i përket investimeve. Qeveria duhet të ndihmonte në këtë situatë pandemie ndoshta dhe klubet, ashtu siç bëri Kosova. Duke ditur që klubet shqiptare janë me financa shumë të dobëta. Qeveria ka preferuar të ndihmojë fillimisht shtresat që janë më në nevojë. Federata e bëri detyrën e saj, iu dha pagat e luftës sportistëve, do ua japë dhe këtë muaj.Do ishte mirë të jepte dhe Qeveria, përderisa po bën gjithë këto investime në terrene, stadiume. Edhe futboll janë shumë njerëz që punojnë aty, jo vetëm futbollistët, por me qindra-mijëra. Edhe ata kanë nevojë për ndihmë. Federata, me fondet e veta, e ka kryer detyrën e saj.

Ne si ekip futbolli, kemi thënë që po të luanim në stadiumin tonë, do të ishim në krye të tabelës dhe me diferencë nga vendi i dytë. Stadiumi na ka munguar, ka ndikuar në rezultate. Edhe pse në situatë pandemie, kanë punuar në stadium, me shumë pak ditë pushime. Them që kompania i ka kapacitetet për ta përfunduar stadiumin deri në muajin gusht, që klubi të ketë stadiumin e tij për sezonin e ardhshëm, me tifozët pranë”./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online