“Lamtumirë COVID-19”! Të dhënat e sotme nga Italia e pandemisë, një rekord që afron shpalljen e fitores

Nga Klaudio Ndreca

Italia ka qenë shteti më i prekur në Europë nga Koronavirusi, duke pasur një numër të lartë të njerëzve të prekur, por edhe të vdekjeve. Një situatë e vështirë kjo që ka mbjellë terror dhe panik si kurrë më parë, pasi numrat rriteshin pas çdo dite.

Gjithsesi duket se edhe ky virus e ka mbyllur ciklin e tij dhe ka nisur dalëngadalë të shuhet. Ashtu siç ndodh gjithmonë në fakt, kur jeta triumfon mbi të keqen dhe do të vazhdojë pavarësisht epidemive, pandemive apo edhe luftërave që bëhen mes shteteve.

Në të dhënat e fundit që ka publikuar Italia, raportohen rreth 1221 persona të infektuar dhe 195 të vdekur në 24 orët e fundit. Këto statistika që brenda përfshijnë fatkeqësisht edhe njerëz që kanë ndërruar jetë, janë më ulëtat që nga koha kur shpërtheu kjo pandemi. Në Itali janë liruar qytetarët që të dalin pas shumë kohësh, ndërsa ky përmirësim është edhe një shpresë se Seria A nuk do të ketë arsye për t’u mbyllur në tavolinë. Sërish fiton jeta, këtë herë do të kapitullojë COVID-19. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online