“Nuk ka kuptim, Armando Broja luajti vetëm një pjesë sezoni”! Legjenda e Aston Vilës del kundër sulmuesit shqiptar: Chelsea duhet të blejë lojtar tjetër

Legjenda e Aston Vilës, Gabby Agbonlahor, nuk mund ta pranojë idenë se Chelsea do t’i besojë vetëm Armando Brojës dhe nuk do të bëjë merkato tjetër për të afruar sulmues të ri. Në një prononcim të dhënë për “Football Insider”, Agbonlahor shprehet se londinezët duhet të bëjnë zgjidhje tjetër, fundja edhe për të entuziazmuar tifozët.

“Armando Broja bëri mirë për pak kohë te Southampton, jo për sezonin e plotë. Nuk ka kuptim për mua që Chelsea nuk po shikon për sulmues tjetër. Është ndryshe kur luan te Southampton, presioni mund të jetë shumë herë më i madh për Brojën te Chelsea. Nëse flisni me një tifoz tani te Chelsea, askush nuk është i emocionuar për nisjen e sezonit të ardhshëm”, shprehet Agbonlahor. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online