52 mijë paundë që Granit Xhaka merrte karton në 10 minutat e fundit, zbulohet shifra e vendosur në bastet sportive që hapi hetim të menjëhershëm

Granit Xhaka i ka pisk punët në Angli pas çeljes së një hetimi. Në ndeshjen mes Leeds dhe Arsenal, mesfushori shqiptar dyshohet se ka marrë një karton të verdhë të qëllimshëm për të përfituar disa persona në bastet sportive.

Madje mediat britanike shkruajnë se dyshohet se Xhaka është lidhur me “mafian shqiptare” për të përfituar sasi të konsiderueshme parash. Në atë takim që ndodhej me rezultatin 1-4, Xhaka po e kërkonte kartonin me ngulm në minutat e fundit, me disa ndërhyrje tërësisht të panevojshme.

Për shkakun se ndeshja luhej në Angli, gjyqtari e nxori më keq Granitin duke ia falur disa herë kartonin. Kjo e detyroi mesfushorin që të niste të humbiste kohën gjatë një goditje dënimi të Arsenalit, deri në momentin që kryesori i takimit i nxori kartonin e verdhë.

Tërësisht e palogjikshme në një kohë që ndeshja kishte mbaruar, Arsenali po fitonte 1-4. Një arsye tjetër se përse është hapur ky hetim është fakti se sasia më e larta e parave që u vendos për kartonin e verdhë të Granit Xhakës që duhej ta merrte në 10 minutat e fundit, ishte basti prej ku u hodhën 52 mijë paund në këtë kombinim të çmendur. Pra vetëm një person ka arritur që të fitojë me tepër sesa 800 mijë paundë me vonesën e lojës së Xhakës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online