Ia hoqi numrin nga fanella për t’ia dhënë Lewandowski dhe Depay nuk kundërshtoi dot, presidenti i Barcelonës: E respektojmë Memphis, por…

Lewandowski doli dhe u prezantua në një Camp Nou të tejmbushur për të pozuar me fanellën e klubit të tij të ri, me numrin 9 në shpinë. Ky numër u vesh nga Memphis Depay sezonin e kaluar. Megjithatë, drejtuesit e klubit vendosën që numri nëntë t’i shkonte yllit të ri të skuadrës dhe holandezi nuk mund të kundërshtonte shumë.

Presidenti i klubit, Joan Laporta, ka folur për rastin e ‘heqjes’ së fanellës me numrin nëntë nga Depay. “Lewandowski dhe numri 9? Ishte vendim i klubit. Është e gjitha në interes të klubit dhe tifozëve. Prandaj e morëm këtë vendim. Ne e respektojmë Memphisin dhe ai e kuptoi plotësisht vendimin tonë,” tha Laporta. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online