Ilir Daja është gati që të marrë menjëherë detyrën e re pas largimit nga Partizani. Aventura me të kuqtë nuk shkoi në mënyrën e duhur pasi kryeqytetasit morën shumë pak pikë në nisje të këtij sezoni të ri teksa ishin pretedentë për të fituar titullin.
Ndërkohë në Kosovë është arritur marrëveshja mes Dajës dhe Ballkanit. Tashmë pritet vetëm që të mbërrijë edhe zyrtarizimi, teksa Ballkani ndodhet në vendin e tretë me 33 pikë, vetëm dy më pak se Gjilani i vendit të parë. /Sport Ekspres/