Nuk ka gabuar vetëm Kukësi kundër maltezëve, ekipet shqiptare kanë vuajtur në ndeshjet e para

Barazimi i Kukësit me Valetën me rezultatin 0-0 në stadiumin “Loro Boriçi” u përjetua si dramë nga klubi verilindor dhe presidenti Safet Gjici që vendosi të shkarkonte trajnerin Peter Pacult. Në ndeshjen e dytë, verilindorët do të ndeshen me maltezët nën drejtimin e trajnerit të ri, Armando Cungu.

Nëse i hedhim një sy të shpejtë historisë do të shohim që nuk ka gabuar vetëm Kukësi kundër ekipeve malteze, pasi ekipet shqiptare kanë vuajtur në Shqipëri. Ndeshjet jashtë fushe kanë qenë relativisht më të lehta.Teuta ka barazuar po me të njëjtin rezultat 0-0 kundër Valetës në stadiumin “Qemal Stafa”, në vitin 2002.
Dinamo ka fituar me vështirësi në 1985 kundër Hamrun Spartans 1-0, po kështu Vllaznia kundër Sliema Uonderers në vitin 1987 me fitoren 2-0. Tirana me rezultatin 2-0 kundër Hamrun Spartans 1-0 në vitin 1988.

Të pakta kanë qenë rastet kur ekipet shqiptare kanë “shpërthyer” portat e maltezëve. Tirana ka fituar me rezultatin 5-0 kundër Sliema Uonderers në vitin 1989, Partizani ka fituar me rezultatin 4-3 me të njëjtin ekip në 2003. Megjithatë, ekipet shqiptare i kanë kaluar ekipet malteze në të shumtën e rasteve. Atë shpresojmë dhe për ekipin verilindor.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online