Nuk ka fitues në përballjen mes Erzenit dhe Kastriotit, skuadrat marrin nga një pikë në “Niko Dovana“

Është mbyllur në baraspeshë 0-0 përballja e sotme mes Erzenit dhe Kastriotit, e cila është e vlefshme për javën e 29 të “Abissnet Superiore“-s. Të dyja skuadrat kërkonin fitoren, por në fund kanë arritur të marrin vetëm nga një pikë në “Niko Dovana“. Ndeshja ishte e balancuar dhe e lu.ftuar nga të dy ekipet.

Skuadrat patën shanset e tyre për të zhbllokuar rezultatin, por u mungoi saktësia përpara portës. Erzeni qendron në vendin e 5 në renditje, me 38 pikë të grumbulluara, ndërsa Kastrioti pozicionohet i fundit në tabelën e renditjes, me vetëm 28 pikë të grumbulluara./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

ERZENI: Xhika, Enk, Krasniqi, Peposhi, Kadriu, Mehmeti, Kriviçiç, Osmanllari, Kahrimanoviç, Ademi, Nonato.

KASTRIOTI: Sali, Rami, A.Selmani, Stojanoviç, Kodra, Onanuga, Karakaçi, Greca, Hasani, Zogaj, Ajazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online