Nuk ka fitore për Kosovën, Hungaria feston përballë dardanëve në “Pushkash Arena”

Kosova nuk ka mundur të marrë fitoren e dytë radhazi në këto ndeshje miqësore të muajit mars. Dardanët janë mposhtur me rezultatin 2-0 nga Hungaria. Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura, ndërsa në të dytën ishin hungarezët ata që shënuan 2 herë në portën e Muriçit.

Dominik Zobozlai gjeti i pari rrugën e rrjetës në minutën e 58 të takimit, ndërsa në të 86-n Nagi hipotekoi fitoren në “Pushkash Arena”. Trajneri Foda debuton kështu me një fitore kundër Armenisë dhe një humbje kundër Hungarisë në stolin e përfaqësueses së Kosovës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/