VIDEO/ E majta e përsosur e Xherdan Shaqirit, lojtari shqiptar shënon nga goditja e dënimit për Zvicrën

Zvicra është duke luajtur një takim miqësor përballë Irlandës. Helvetët aktualisht janë duke udhëhequr ndeshjen me rezultatin 0-1. Goli u shënua në minutën e 24-t dhe mban autorësinë e Xherdan Shaqirit.

Futbollisti shqiptar ka realizuar një gol spektakolar nga goditja e dënimit. E majta e tij është thjesht e përsosur, duke e dërguar topin në cepin e poshtëm të portën. Pikërisht atje ku ishte i pakapshëm për portierin irlandez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/