VIDEO/ Tifozët hyjnë në fushë dhe puthin lojtarët, shihni festën e gjeorgjianëve pas kualifikimit për herë të parë në Europian

Mbrëmja e sotme ka hyrë në historinë e futbollit gjeorgjian. Këta të fundit janë kualifikuar për herë të parë në grupet e Kampionatit Europian. Gjeorgjia ka eliminuar Greqinë në finalen e fazës “play off” pas ekzekutimit të penalltive. Menjëherë sapo penalltia fituese u shndërrua në gol, në stadium shpërtheu festa.

Tifozët e kishin të vështirë t’i kontrollonin emocionet e tyre. Disa me lot gëzimi e disa me buzëqeshje në fytyrë, por të gjithë të pushtuar nga lumturia për kualifikimin në Europian. Gjeorgjianët lanë shpejt vendet e tyre në tribuna, për t’ju bashkuar lojtarëve në fushën e lojës. Madje, nuk munguan edhe puthjet pë rata që shkruan historinë, për futbollistët e Kombëtares./Halit Delibashi-Sport Ekspres/