“Nuk ka falenderuan akoma, shpëtuam Ronaldon”, në Napoli thumbojnë Juven: Ata që s’kanë besnikëri dhe nder…

Ai vendim i autoriteteve lokale për të mos lejuar ekipin e Napolit të udhëtonte drejt Torinos ka sjellë një situatë të paprecedentë në Itali. Juventusi vendosi të zbriste në fushë me ose pa kundërshtarët, duke dhënë mesazhin e qartë se kërkojnë 3 pikët në tavolinë.

Ndërkaq, është guvernatori i rajonit të Kampanjas, ku bën pjesë edhe Napoli, ai që ka folur në lidhje me këtë çështje në rrjetin e tij social të “Facebook”. Vinçenzo De Luka nuk e ka kursyer ironinë me rivalët e përjetshëm të të kaltërve, duke thumbuar me faktin se ende nuk kanë mbërritur falenderimet. Kjo pasi kanë shpëtuar Ronaldon nga një infektim i mundshëm.

“Nuk kanë ardhur akoma falenderimet për ASL-në dhe Napolin, sepse ne shmangëm infektimin e Ronaldos. Le të imagjinojmë sikur Napoli do të bënte si Xhenoa. Le të shkonte me gëzim në Torino, me shpirt pozitiv dhe Koronavirus. Një javë më vonë: ‘Ronaldo pozitiv’. Do kishim siguruar një titull në “New York Times”.

E kuptoj që bota e futbollit përfshin shumë interesa të mëdha ekonomike, por duhet të ketë një kufi përtej të cilit sporti nuk është më sport. Mund të flasim për gjithçka, investime, të drejta televizive, ekonomi, por nuk flasim më gjatë për sportin. Ata të cilët nuk kanë besnikëri dhe nder nuk mund të flasin për sportin”, ka deklaruar Vinçenzo De Luka./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online