“Nuk fitoi Shqipëria, ishte Bjellorusia katastrof”, shpërthen Aliaj: La jashtë një Bare dhe një Roshi, nuk jemi me njerëzit e duhur

Vetëm dy ditë e ndajnë Kombëtaren shqiptare nga ndeshja e radhës në Ligën e Kombeve. Djemtë e Edi Rejas do të kenë përballë Kazakistanin dhe Lituaninë, ku do të kërkojnë të hedhin pas krahëve atë shije të hidhur që na la ndeshja e fundit. Por puna e trajnerit italian duket se ka krijuar pakënaqësi te një ish-futbollist i kuqezinjve. Ardian Aliaj nuk i ka kursyer kritikat për zgjedhjet e bëra nga Reja te Shqipëria. Në një intervistë për “News 24” Aliaj shprehet skeptik për skemën e aplikuar si dhe për lojtarët që kanë marrë një ftesë nga tekniku italian.

“Është shumë e komplikuar për shumë faktorë. Për momentin është një kaos. Shumë klube nuk kanë zgjidhje. E kuptoj edhe trajnerin e Kombëtares për situatën ku ndodhet. Me këto prurjet e reja që ka bërë, nuk dua të jem negativ, por të jesh lojtar i Kombëtares A duhet të kesh referenca, të luash një kampionat serioz në nivele serioze. Ky është bërë një miks i U21 dhe Kombëtares A se nuk mund ta quaj një ekip kombëtar fillestar A. Kjo është një situatë e komplikuar dhe për trajnerët një dhimbje koke.

Nuk jam shumë i sigurt. Ne kemi parë zgjidhje pa asnjë lloj sensi të trajnerit Reja edhe në ndeshjet e para. Kështu që nuk mendoj se jemi futur në një rinovim të Kombëtares me këta lojtar. Ato gjëra bëhen me sistem, plane dhe lojtarë që e meritojnë. Nuk mjafton vetëm ta marrësh lojtarin dhe ta sjellën në Kombëtaren A. Prandaj nuk mund ta quaj rinovim.

Ta them me pastërsti. Shqipëria është e coroditur. Kemi vite që jemi lart-poshtë, ngrohtë-ftohë. Nuk është në rrugën e duhur. E them me plotë gojën. Nuk mendoj se jemi me njerëzit e duhur. Duhet ta kuptoni se baza e ekipit, të paktën 70% duhet të jetë gjithmonë aty. Ne nuk kemi bazën, kemi shumë mungesa në këtë aspekt.

Trajneri Reja nuk luan fare me krahë. Është absurd sistemi i lojës që përdor Reja. Bota shpenzon miliona euro për futbollistët e krahut , sepse aty është rreziku. Janë lojtarë që bëjnë diferencën. Shqipëria nuk luan fare me lojtarë krahu. Kristal Abazaj ka bërë një sezon fantastik në kampionatin shqiptar, një nga lojtarët më të mirë. Nuk është afër fare, asgjëkundi. Merren lojtarë të tjerë që nuk luajnë në klubet e tyre. Janë në nivele të ulëta. Është një absurditet, nuk e di kush i bën këto gjëra.

Kemi një lojtar si Trashi që erdhi shumë vonë në Kombëtare, një lojtar shumë i mirë. Hysaj në krahun tjetër që janë më tepër mbrojtësa dhe nuk luajnë dot me systemin 3-5-2. Luajmë me dy sulmuesa, edhe pse nuk kemi sulmues të mirëfilltë.  Dmth zgjedhje të trajnerit që kanë pa kuptim.

E them edhe nga eksperienca personale. Absolutisht që është trajneri ai që duhet të bëjë skemën të përshtatshme me lojtarët që ka. Nuk e kuptoj një trajner me kaq eksperiecë, që e ka treguar veten në nivele shumë të larta, nuk i vëren këto detaje.

Më besoni, ajo fanellë është me peshë. Duhet të luajnë në nivele të larta dhe pastaj të vijnë të luajnë me Kombëtaren. Janë shumë ndeshje të vështira. Ai udhëtim 6-7 orësh dhe ndryshimit të orës do ndikojnë.

Nuk ishte Shqipëria ajo që fitoi ndeshjen, por ishte Bjellorusia në një gjendje katastrofale. Unë kam luajtur personalisht me Bjellorusinë dhe kanë pasur ekip shumë të mirë. Reja e mori shumë lehtë ndeshjen e kthimit. La jashtë një Bare dhe një Roshi, që për mua ose është mungesë respekti për kundërshtarin ose Reja nuk e kupton fare në cfarë situate jemi”, ka deklaruar Ardian Aliaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online