“Nuk ka ashensor, duhet të marrësh shkallët”! Renato Arapi me emocionet e Kupës së fituar

Teuta u shpall kampione e Kupës së Shqiperisë, duke mposhtur me rezultatin 2-0 Tiranën. Me këtë fitore durrsakët do të kenë mundësinë të luajë në eleminatoret e Europa Ligë. Një nga lojtarët më të mirë të këtij sezoni është mbrojtësi Renato Arapi, i cili është edhe kapiteni i kësaj skuadre.

Në një postim në rrjetin social Facebook, qendër mbrojtësi shprehet mjaft i emocionuar për fitimin e këtij kompeticioni, duke u shprehur se është një sukses i mbërritur përmes shkallëve, pra në mënyrë graduale dhe sipasojë e një punë të gjatë të Teutës.

“Nuk ka ashensor për të arritur suksesin. Duhet të marrësh shkallët. Krenar për këta djem që me sakrificën e tyre arritën t’i japin një trofe këtij qyteti, pas shumë vështirësive që kaloi vitin që lamë pas”, shkruan Arapi në “Facebook”. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online