A do të jetë Lioni ndeshja jote e fundit? Trajneri i Juventusit mbrohet bukur para gazetarëve: Po i bëni amatora drejtuesit tanë!

Për Sarrin ka diskutime të shumta në Itali dhe që ndryshojnë kah thuajse në çdo javë. Pas shumë sulmeve që vijnë për rezultatet e dobëta dhe mos bindjen me lojën e zhvilluar, gjithmonë vjen një performancë e kalibrit të lartë që shuan gjithçka…për 7 ditë të tjera.

Pasi titulli u fitua zyrtarisht Juventusi bëri disa humbje për të diskutuar edhe njëherë largimin e Sarrit. Shumëkush mendon se ndeshja ndaj Lionit do të vendosë edhe të ardhmen e tij në stolin e bardhezinjëve, por trajneri i Juventusit zgjedh të mbrohet bukur kur pyetet nga gazetarët në konferencë nëse ky do të jetë takimi i tij i fundit.

“Jo dhe unë mendoj se me këtë pyetje po i bën amatora drejtuesit tanë. Ata nuk bëjnë vlerësime vetëm për një ndeshje apo një episod. Me pyetjen që shtrove duket sikur i referohesh më tepër tifozëve, por edhe ata flasin në mënyrë emocionale”, tha Sarri. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online