Nuk jetonte dot në Krujë, ish-sulmuesi i Kastriotit gjen ekip në Greqi

Një ndër lojtarët që spikati më shumë te skuadra e Kastriotit në këtë fillim sezoni ishte sulmuesi Aleksandros Abdel Rahim. 23-vjeçari ishte titullar në tri ndeshjet e para të sezonit me krutanët, por që prej takimin ndaj Partizanit më datë 1 shtator, ai nuk ishte më pjesë grumbullimeve të skuadrës së ardhur rishtazi në superiore.

Arsyeja për këtë “zhdukje” të papritur të lojtarit ishte pakënaqësia e tij me jetesën në qytetin e Krujës. Midis lojtarit dhe drejtuesve të skuadrës nuk u gjet gjuha e përbashkët për një rikthim dhe lojtari u nis drejt Greqisë.

Së fundmi është mësuar dhe ekipi i ri i 23-vjeçarit. Rahim është aktivizuar këtë fundjavë me skuadrën e Egaleos, një ekip ky me vendndodhje në Athinë dhe që militon në kategorinë e tretë greke. Kategoria Superiore mund të kishte qenë një trampolinë shumë herë më e mirë për sulmuesin e talentuar, por tanimë kjo është një histori e mbyllur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online