Florent Hadërgjonaj ishte një prej lojtarëve që bëri gjithçka për të marrë një vend te Zvicra, por nuk ia doli. Sa shumë deklarata besnikërie dhe dashurie kishte dhënë për ngjyrat e helvetëve, derisa u detyrua që të ndryshonte zgjedhjen dhe të shkonte te Kosova.
Me ekipin e Huddersfield luante në sezonin e shkuar në “Premier League”. Por situata nuk shkoi aspak mirë dhe klubi anglez ra nga elita e futbollit anglez. Kur Hadërgjonaj kthehet në Kosovë deklaratat ishin të hapura: “Do të largohem, unë dua nivele të larta. Kam oferta dhe ndoshta kthehem sërish në “Premier League”.
E vërteta është që Hadërgjonaj vazhdon të jetë pjesë e Huddersfield në “Championship”. Madje e keqja nuk ka fund pasi po qendron në stol dhe nuk ka fituar vendin e titullarit as aty. “Kam folur me trajnerin është një situatë shumë e vështirë për mua. Unë dua minutat e mia dhe nuk dua të qendroj në stol”, u shpreh Hadërgjonaj. Por sesa do të dëgjohet thirrja e tij nga trajneri i ekipit anglez, mbetet të shihet. /Sport Ekspres/