Festoi me kundërshtarët e përjetshëm, Boca Juniors merr masa ekstreme për stjuartin

River Plate ka kaluar fazën “play off” të Kupës Libertadores, duke eleminuar rivalët e përjetshë të Boca Juniors. Ndeshja e fundit u luajt në stadiumin e këtyre të fundit, ndërsa gjatë festës së lojtarëve të River Plate është bashkuar edhe një prej stjuartëve të stadiumit.

Gabriel Portillo ka 11 vite i punësuar në stadiumin “La Bombonera”, megjithëse është tifoz me kundërshtarët më të mëdhenj të Boca Juniors. Por kjo nuk është pritur aspak mirë nga klubi argjentinas, që ka marrë masa ekstreme ndaj punonjësit të tyre, duke e pushuar menjëherë nga punë.

Ndërkohë, një lajm i mirë i ka ardhur Portillos nga president i ekipit të tij të zemrës, River Plate, që i ka ofruar punë në stadiumin e tij. Kjo gjë e ka gëzuar jashtë mase stjuartin që është shprehur:

“Faleminderit shumë … Ndjej një gëzim të madh, kam nevojë për punë dhe aq më shumë te River. Kam një vajzë tre vjeç dhe një djalë 14 vjeç për të cilët duhet të kujdesem. Unë di të bëj çdo gjë, si hidraulikun dhe muratorin”./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online