“Nuk jam kundër kishave dhe xhamive”! Përjetimi i Agustin Kolës: Po dridhem, çmenduri si i kanë prishur fushat

Në Tiranën “e pushtuar” tërësisht nga betoni dhe pallatet që kanë zënë hapësirën që na rrethon, fushat e futbollit cilësohen si luks i tepërt. Shumë prej tyre ku janë rritur emra të shquara të futbollit shqiptar janë prishur për t’i lënë vendin një tjetër pallati ose kompleksi. Në një reportazh që u zhvillua nga “Opinion” ka folur edhe legjenda e njohur, Agustin Kola.

“Nuk jam kundër pallateve, nuk jam kundër kishave dhe xhamive, por si i kanë prishur fushat e futbollit pas viteve 90, është çmenduri. Ne futbollistë në këto fusha jemi bërë. Po dridhem për momentin. Ka pasur mbi 30 fusha në Tiranë dhe sot nuk ekziston asnjë. Po kapim edhe te pallati i pionerëve. Ka qenë fushë futbollit atje dhe është bërë kishë. Ta bëjnë, nuk jam kundër. Por të bëjnë edhe fusha futbolli. Aty janë bërë futbollistët, atletët, basketbollistët”, ka thënë Agustin Kola. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online