Dinamo është larg atij ekipi që futbolli shqiptar është mësuar të shohë përgjatë historisë. Megjithatë klubi kryeqytetas kërkon të rikthehet sërish në nivelet e larta. Drejtimin e Dinamos e ka marrë italiani Marco Pontrelli, i cili dëshiron të investojë në mënyrë që skuadra të arrijë objektivat, fillimisht qendrimi në Kategorinë e Parë dhe më pas të mendohet për një plan rikthimi pas një kohe të gjatë në Superiore.
Në një intervistë përtej Adriatikut, për “Sportpress24”, Pontrelli ka folur më gjatë për blutë e kryeqytetit dhe për projektet që ka në mendje për të ardhmen. Presidenti i dinamovitëve vlerëson punën e trajnerit Kamarata dhe dashurinë e tifozëve për fanellën, ndërsa zbulon se në planet e tij është edhe ndërtimi i një qendre të dytë sportive, e cila do të shërbejë si akademi ndërkombëtare.
Trajneri Kamarata
“Trajneri është një person i shkëlqyer në një nivel njerëzor që vjen para çdo disipline. Rezultatet vijnë gjithmonë nga një sinkronizim në grup. I jap përparësi atij që drejton anijen, në rastin tonë nëndetësen. Ai lidhet me mua për këmbënguljen e tij dhe elementët e tjerë profesionalë. Kamarata është gati për hapin e madh”.
Dinamo: “Një emër me një histori të bukur, e përbërë nga trofe të brendshëm deri te paraqitjet ndërkombëtare. Çfarë mund të them, unë flas me tifozët dhe jam i emocionuar nga dashuria dhe respekti që ata kanë për fanellën. Kanë kaluar 6 muaj që nga zyra ime me shumë sakrifica dhe përkushtim në punën e bërë, deri më sot bilanci i parë është pozitiv, të gjithë buzëqeshim por rruga është e gjatë nuk jam këtu për tu buzëqeshur. Unë jam shumë i lumtur që fillimi ishte ky dhe do të përpiqemi të qendrojmë në Kategorinë e Parë, pasi kur hyra në aksion kishim 11 pikë më pak se ai i parafundit. Të luaje në play out ishte utopi e lëre më të na shpëtonim, por qendrojmë me këmbët në tokë spese akoma mungojnë 2 beteja”.
Projektet e ardhshme?
“Unë kam një program që ende jam duke e zhvilluar, por parashikoj që Dinamo të ketë një qendër të dytë sportive ku do të funksionojë thjesht si një akademi ndërkombëtare e përbërë nga instruktorë ndërkombëtarë dhe ish kampionë të botës që do të zhvillojnë atletët dhe transmetojnë një ndjenjë të përkatësisë, vlerave njerëzore dhe futbolli.
Futbolli është një kompani dhe si e tillë ajo ka nevojë për të ardhura për të rritur premtime të reja. Por mbi të gjitha sjellja e markës Dinamo në botë me seriozitet profesional do të jetë misioni im i vërtetë duke i treguar futbollit italian se ka ardhur koha për një rikuperim, duke dhënë përvojat e mia tragjike, duke punuar në rritjen e transparencës së të rinjve pa ndonjë rekomandim dhe duke u dhënë punë atyre që kanë njohuri për futbollin. Shqipëria është një vend që, për profilin tim, më ka lejuar të mendoj për këto hakmarrje sportive dhe profesionale”, ka thënë Pontrelli./Halit Delibashi-Sport Ekspres/