“CAS-i nuk përmbush asnjë standart”! Presidenti i La Liga-s reagon kundër vendimit për Manchester City

Manchester City ka shpëtuar nga dënimi i rëndë i UEFA-s për t’u larguar me dy vite nga Europa për shkeljen e “Fair Play-t Financiar”. CAS mori vendimin për kthimin e dënimit që ka dhënë UEFA, duke e lejuar kështu ekipin e Guardiolës që të luajë në këtë kompeticion.

Gjithashtu është ulur është dënimi me gjobë ku nga 30 milionë euro që duhej të paguanin “qytetarët”, duhet të jepen vetëm 10 milionë euro. Për këtë arsye presidenti i La Liga-s, Tebas, ka dalë kundër CAS: “Ne duhet të rivlerësojmë nëse janë organi i duhur për të apeluar ndaj vendimeve institucionale të futbollit.

Zvicra është vend me histori të shkëlqyer të arbitrazhit, por CAS nuk përmbush asnjë standard”, tha Tebas. Teorikisht ekziston edhe mundësia që UEFA të apelojë vendimin në Gjykatën Supreme të Zvicrës, por tëherë vendimi do të duhej të priste pasi do të jepej pas nisjes së ndeshjeve të “Champions League”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online