Jo vetëm Armando Broja, Chelsea ka dërguar edhe një “thesar” tjetër te Southampton. 19-vjeçari Livramento ka zhvilluar një sezon fantastik. I pakalueshëm në krahë dhe një ndihmë e madhe për sulmin, duke befasuar jo pak opinionin sportiv.
Në “Hampshire”, Livramento është pyetur edhe për shokun e tij të skuadrës dhe që dikur kanë qenë pjesë e të rinjëve të Chelsea-t, Armando Brojën. “Unë e dija se çfarë ishte i aftë të bënte Armando Broja, nuk jam i befasuar. Isha i lumtur kur iu dha shansi dhe diti si ta shfrytëzonte. Ka ende shumë për të ardhur prej Armando Brojës, këtë gjë e di mirë edhe vetë ai”, tha Livramento. /Sport Ekspres/