“Do të vijnë shumë kuksianë nga Londra, Duka dhe Rama”! Safet Gjici e thotë hapur: Merkato e dështuar, na prishi punë

Safet Gjici ishte i ftuar në “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës”. Presidenti i nderit të Kukësit është shprehur se në stadiumin e ri që do të hap dyert kundër Lacit është i ftuar Edi Ramën dhe Armand Duka. Ndërkohë sa i përket merkatos së janarit, nuk ngurron të shprehet se ka qenë e dështuar. “Ky investim është gjigand për Kukësin. Falë FSHF dhe Qeverisë, është bërë i mundur ky stadium që ne si kuksianë jemi shumë të mirënjohës.

Do të vijnë shumë tifozë kuksianë nga Londra, kam informacione, përveç atyre që jetojnë në Kukës. Do të vinë për këtë arritje të madhe të vendlindjes së tyre. Do të jetë i pranishëm Edi Rama, Armand Duka, presidenti i Federatës së Kosovës, i Maqedonisë së Veriut. Klubi? Merkato e janarit ka qenë e dështuar, afrimet e reja jo vetëm që nuk rregulluan punë, por prishën punë”, tha Gjici. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online