Kukësi ka menduar për një revolucion në stafin drejtues pas përfundimit të këtij sezoni. Drejtori sportiv Nderim Nexhipi dhe trajneri Mirel Josa nuk do të jenë më gjatë pjesë e klubit. Verilindorët kanë vendosur që ti besojnë një ish-lojtari të tyre, Pero Pejiç. Ish-bomberi kroat do të emërohet drejtor te Kukësi, ku do të japë kontributin e tij për të mbërritur te trofetë edicionin e ri futbollistik. Vetë Pejiç ka folur për “Top Channel”, duke treguar se si pranoi të ishte pjesë e verilindorëve.
“Para 10 ditëve pata një takim me Gjicin. Shkova në Kroaci dhe vij përsëri në finalen e Kupës dhe kam pasur përsëri një takim me Gjicin. Më do të ndihmoj ekipin. Jam si familjar me Safetin. Erdha të ndihmoj klubin dhe të kapim trofe vendimtare. Unë kam dashur të ndihmoj ekipin si menaxher. Kam një vit në Kroaci që jam në stërvitje me Dinamon dhe e shikoj në stërvitje duke fituar eksperiencë, por nuk jam gati për trajner i parë. Në qoftë se duhet një top sulmues që shënon 20 gola duhet të paguash shumë, ky është problemi. Gjici ka premtuar të shpenzojë para për këtë sezon dhe të tjerët”, ka thënë Pero Pejiç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/