“E lehtë të inatosesh me arbitrin”, Brdariç flet për të ardhmen: Kam pasur kontakte, ky është qëllimi në fund të fundit

Tomas Brdariç ishte arkitekti i kësaj Vllaznie që i bëri të gjithë të dashuroheshin me lojën e tyre. Vendi i dytë në kampionat me pikë të barabarta me Teutën kampione dhe trofeu i Kupës së Shqipërisë ishin rezultati i punës së bërë këtë sezon. Vllaznia ka funksionuar më së miri me Brdariç në krye të pankinës dhe palët duhet të ulen në diskutim për të vijuar së bashku projektin edhe për një tjetër sezon. Trajneri gjerman ka dhënë një intervistë për gazetaren Enxhi Biba në “Sport News” në “News 24”, ku ka bërë rezymenë e këtij sezoni si dhe ka folur rreth të ardhmes së tij.

Fitorja e Kupës së Shqipërisë

“Për mua ky ishte një sezon i shkëlqyer. Edhe i gjithë qyteti është krenar për këtë sezon. Me vjen mirë që këtë vit arritëm tu kthenim mbrapsht besimin e dhënë përgjatë viteve të mëparshme me këtë fitore që kërkohej prej kohësh. Ndaj pavarësisht të gjithave mund them se bëmë një punë të mirë”.

Titulli i Teutës

“Çdo skuadër që arrin të jetë në vendin e parë në fund të sezonit e meriton fitoren. Unë isha i pari që e urova Teutën për titullin në momentin që ata u shpallen kampion sepse ata bënë mire në momentin e duhur. Unë mendoj se Bregu ishte lojtari që bëri diferencën. Ai ka shënuar dhe ka treguar performancë të lartë. E ngriti skuadrën lart deri tek titulli. Për sa i përket skuadrës sonë askush nuk u evidentua mbi skuadrën. Por të gjithë në grup perfomuam shumë mirë në të dy kompeticionet”.

Akuzat e Partizanit

“Unë jam trajner profesionist dhe teksa tani në fund i hedh një sy gjithë sezonit e kuptoj që çdo gjë deri diku balancohet. Ndonjëherë ke fat e në raste të tjera ndihesh i pafat. Gjatë sezonit patëm shume ulje ngritje. Puna është si të përballojmë disfatat sepse pas çdo vendimi të arbitrit është shumë e lehtë të inatosesh por sipas meje arbritrat bënë një punë të mirë dhe të balancuar”.

Shkarkimi nga Vllaznia

“Edhe unë jam kurioz për përgjigjen time në këtë pikë. Në jetë, duhet të gjesh vendimin e duhur në momentin e duhur. Të gjithë duam suksesin por ai nuk vjen aq shpejt sa do ti dhe duhet të kuptosh faktin që çdo gjë është llogari e duhet shumë durim në disa momente kyçe. Ne u ulem me drejtuesit dhe diskutuam si do vazhdojmë me grupin dhe pastaj gjetëm një dakortësi. Folëm mbi të dhe vazhduam me akoma më shumë vendosmëri se më parë”.

Ofertat

“Çdokush është i interesuar për të arritur qëllimet e përbashkëta sidomos në futboll. Kjo është normale, çdo gjë është publike, jemi në sy të të gjithëve dhe ka edhe oferta. Unë kam patur kontakte me disa menaxherë. Ky është edhe qëllimi në fund të fundit. Vërtet kontrata ime mbaron këtu por unë dua të flas me Albanin për të ardhmen dhe ky është synimi im parësor. Kjo është puna ime, ajo që nisem. E mbaruam këtë sezon me një fund fantastik dhe tani duhet ta vazhdojmë. Duhet të ulemi e te diskutojmë të mirën e përbashkët”.

A më pyesin miqtë se çfarë bëj në Shqipëri?

“Shiko, futbolli funksionon në rrjet. Dikur isha lojtar i kombëtares, kam luajtur në finalen e Champions kam luajtur për tituj në Gjermani kështu që të gjithë më njohin. Por ky klub me dha mundësinë dhe përgjegjësinë të mund të tregoj çfarë jam i aftë të bëjë dhe me skuadrën pas meje dhe stafin, drejtorin sportiv Matko Djarmatin mendoj se po funksionojmë si një ekip me rezultate të mira dhe perfomanca jonë e një tjetër niveli e tregon këtë”, ka deklaruar Tomas Brdariç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online