“Nuk jam frikacak unë të largohem nga Kievi”! Mircea Lucesku ndërron mendjen, ia mbath për në Rumani pa ardhur…rusët

“Nuk do të largohem nga Kievi dhe të kthehemi për në Rumani sepse unë nuk jam frikacak. Shpresoj se këta idiotët do të ndalen sa më shpejt të jetë e mundur. Vetëm këtë opsion se kisha menduar kurrë”, do të shprehej para një dite trajneri i Dinamos së Kievit, Mircea Lucesku.

Megjithatë trajneri ka ndërruar mendje brenda pak orësh dhe është larguar drejt Rumanisë. Ai u largua nga Ukraina së bashku me ndihmësit e tij Emil Karas dhe Ognjen Vukojevic. Ata mbërritën në Rumani nëpërmjet Moldavisë dhe përdorën makinat si mjet transporti, përpara se rusët të mësynin në Kiev. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online