“Nuk do të largohem nga Kievi dhe të kthehemi për në Rumani sepse unë nuk jam frikacak. Shpresoj se këta idiotët do të ndalen sa më shpejt të jetë e mundur. Vetëm këtë opsion se kisha menduar kurrë”, do të shprehej para një dite trajneri i Dinamos së Kievit, Mircea Lucesku.
Megjithatë trajneri ka ndërruar mendje brenda pak orësh dhe është larguar drejt Rumanisë. Ai u largua nga Ukraina së bashku me ndihmësit e tij Emil Karas dhe Ognjen Vukojevic. Ata mbërritën në Rumani nëpërmjet Moldavisë dhe përdorën makinat si mjet transporti, përpara se rusët të mësynin në Kiev. /Sport Ekspres/