“Nuk iu binda”! Gomez tregon për herë të parë: Gasperini më sulmoi fizikisht, presidenti nuk kishte bo..

Papu Gomez ka treguar për herë të parë arsyen e largimit nga Atalanta. Ka mjaftuar vetëm një gabim i kapitenit dhe yllit të skuadrës që mos t’i përgjigjej instruksioneve të Gasperinit, për të mbyllur historinë e tij.

“Kur kishin mbetur edhe 10 minuta nga mbyllja e pjesës së parë ndaj Midtyljand, Gasperini më tha të kaloja në krahun e djathtë. Nuk e bëra pasi po jepja shumë në krahun e majtë. E prisja që të më largonte me nisjen e pjesës së dytë, ashtu ndodhi. Në dhomat e zhveshjes tentoi të më sulmonte fizikisht. I kërkova takim presidentit dhe i thashë se kisha gabuar si kapiten, nuk u solla mirë.

Kërkova falje edhe para shokëve të ekipit, por doja kërkim falje edhe nga Gasperini që e teproi. Kjo nuk ndodhi. Po stërvitesha me të rinjtë dhe i kêrkova presidentit largimin. Më tha se nuk do të mê linte të ikja, por nuk kishte bo.. që të detyronte Gasperinin për të më kërkuar falje”, tha Gomez. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online