Nuk ishte pjesë as e 55 lojtarëve të përzgjedhur, trajneri i Spanjës vendos që të lërë jashtë Botërorit këtë lojtar të njohur

Mediat spanjolle kanë hapur polemika sot për faktin se Enrique dhe ndihmësit e tij para disa javësh kanë bërë një listë me 55 lojtarë që janë në garë për të qenë përfundimisht në listën përfundimtare të Botërorit. Në fillim të muajit të ardhshëm, Enrique do të shpallë listën e lojtarëve që do të luajnë në Katar dhe sipas AS Madrid, ka të gjitha shanset që një yll i madh të humbasë Botërorin.

Mesa duket bëhet fjalë për portierin e Manchester United, David de Gea, i cili sipas mediave spanjolle nuk është as në listën më të gjerë të 55 udhëtarëve potencialë drejt Katarit dhe tashmë është e qartë se nuk do të marrë ftesë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *