U tha se Shqipëria mori Ardan Kurtalan në Kombëtare, në Maqedoninë e Veriut tregojnë variant tjetër: Foli me ne, ja se çfarë vendosi…

Në mediat shqiptare ka qarkulluar lajmi se Arda Kurtalan ka zgjedhur Shqipërinë. Bëhet fjalë për lojtarin e lindur në Turqi dhe që është pjesë e Adanasporit, por me rrënjët që e lidhin me vendin tonë.

Aktualisht 19-vjeçari është pjesë e grup moshave të Maqedonisë së Veriut. Sipas raportimeve të fundit, lojtari ka pranuar që t’i bashkohet grupit të drejtuar nga Alban Bushi. Por si qëndron e vërteta? Media në Maqedoninë e Veriut, Sport Media, tregon se Kurtalan ka pasur një problem dokumentacioni me këtë Përfaqësuese. Për këtë arsye në të gjitha ndeshjet që ka luajtur te moshat deri tani, kanë qenë vetëm ato miqësore, jo rastësisht.

Maqedonia e Veriut ka zgjidhur gjithçka këto kohë dhe Kurutlan ka të drejtën për të luajtur edhe në ndeshjet zyrtare tanimë. Madje vetë futbollisti ka folur për median në fjalë duke treguar se mezi po pret që të luajë për ta, duke nxjerrë kështu jashtë loje Shqipërinë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online