Mourinho ka një ide brilante që mund t’i bënte kaq shumë punë edhe Shqipërisë, ja rruga e vetme sesi ekipet nga Afrika shkojnë larg në Botëror

Pas 23 ditësh në Katar fillon Botërori. Favoritet janë Kombëtaret nga Evropa dhe Amerika e Jugut, ndërsa Kombëtaret e kontinenteve të tjera janë në prapavijë. Jose Mourinho ka një zgjidhje se si ekipet afrikane mund të jenë më konkurruese. Një numër vendesh afrikane duhet të pyesin veten sesi mund të ishte situata nëse do të kishin mundur të fusnin në fushë disa lojtarë që luajtën për kampionët e Francës dhe Belgjikës së vendit të tretë në Botërorin 2018 në Rusi.

Talentët më të mirë për Belgjikën janë Romelu Lukaku (prindër nga Republika Demokratike e Kongos), Mousa Dembele (babai nga Mali) dhe Marouane Fellaini (prindër nga Maroku). Skuadra franceze kishte yje të tillë si Paul Pogba (prindër nga Guinea), N’Golo Kante (prindër nga Mali), Kylian Mbappe (nëna algjeriane dhe babai kamerunian), Blaise Matuidi (prindër nga Angola) dhe Samuel Umtiti (lindur në Kamerun) .

Të gjithë kishin të drejtë të luanin për vendin e origjinës, por kjo nuk ndodhi. Në vend të kësaj, ata vendosën të luanin për Francën dhe Belgjikën. Franca kishte deri në 15 lojtarë me origjinë afrikane në skuadrën e saj prej 23 gjithsej. Belgjika kishte nëntë nga 23. Edhe Anglia, gjithashtu në top katërshen e kompeticionit në vitin 2018, kishte lojtarë me origjinë afrikane, duke përfshirë Dele Alli (Nigeri) dhe Danny Welbeck (Gana).

Vitin e kaluar, gjashtë lojtarë të kualifikuar për të luajtur për Nigerinë ishin në mesin e 21 lojtarëve të Anglisë që fituan Kupën e Botës FIFA U-20. Trajneri i Romës, Jose Mourinho, beson se ekipet kombëtare nga kontinenti afrikan mund të bëjnë histori në Botëror nëse FIFA pranon propozimin e tij. Mourinho beson se FIFA duhet të marrë një vendim sipas të cilit futbollistët afrikanë mund të luajnë vetëm për vendet e tyre të origjinës. Një realitet që nuk i përkon vetëm Afrikës, por edhe Shqipërisë me mënyrën sesi janë ndarë futbollistët tanë me zgjedhjet e tyre. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online