“Nuk ishte mirë të shkonim në 2-1“, trajneri i Beshiktashit flet pas fitores kundër Tiranës: E kontrolluam lojën që në fillim

Beshiktashi ka fituar ndeshjen e parë të vlefshme për turin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës me rezultatin 3-1 kundër Tiranës. Për përfundimit të takimit, Senol Guneshi ka folur përpara mediave mbi ndeshjen në fjalë. Trajneri i Beshiktashit e pranon se goli i Tiranës nuk i la një shije të mirë, por e kënaq fakti që skuadra reagoi dhe shënoi të 3-tin.

“Kjo ishte ndeshja jonë e parë zyrtare e sezonit. Ne kishim kontrollin që në fillim të lojës. Ata (lojtarët e Tiranës) gjithashtu shtynë me ritëm. Mund të ketë disa luhatje fizike në fillim të sezonit. Lojtarët e mi bënë më të mirën, i përgëzoj të gjithë. Edhe publiku ynë na mbështeti në ditën e nxehtë të verës, i falënderoj edhe ata.

Nuk ishte mirë të shkonim në 2-1 pas 2-0. Ne donim të gjenim golin e 3-të. Ritmi ra pak, mendoj se është e natyrshme. Ne po përpiqemi të luajmë si ekip. Lojtarët e dini këtë. Të gjithë ata që hynë u përpoqën të kontribuojnë.

Do të garojmë në 3 korsi. Ne kemi nevojë për çdo lojtar. Të gjithë do të jenë pjesë e ekipit në garën që do të ndodhë me lojtarët që do të blejmë dhe lojtarët në dispozicion. Të gjithë jemi pjesë e Beshiktashit. Ka një atmosferë miqësore dhe të këndshme”, ka deklaruar Senol Gyneshi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *