“Nuk iku te ndonjë ekip i Shqipërisë, po luan për Interin”! Trajneri në Itali flet për Kristjan Asllanin: Është normale të rri në stol

Ish-trajneri i Kristjan Asllanit te Empoli, Andreazoli, ka komentuar situatën e mesfushorit shqiptar te Interi. Aktualisht ky futbollist po vuan për minuta dhe ndodhet në stol, teksa shpeshherë trajneri ka zgjedhur edhe Gagliardinin para tij. Por si e mendon Andreazoli këtë çështje? Në këndvështrimin e tij, është më shumë sesa normale.

“Shikoni kur Asllani nisi te luante te Empoli vitin e kaluar, jo te Interi. Në fillim kishte 10 minuta, pastaj stol, pastaj 15 minuta, pastaj stol sërish. Ndërkohë po rritej në stërvitje dhe futej kur kishim ne nevojë, që kishim hapësirë. Dhe në këtë pikë kështu ishte rruga e Asllanit. Kjo ndodhi te Empoli, lërë më te Interi. Asllani duhet të vazhdoj me rrugën e tij të rritjes.

Është transferuar te Interi apo jo? Nuk shkoi te luante me ndonjë ekip të Shqipërisë. Marcelo Brozovic përballë Asllanit, them Brozovic dhe nuk kam nevojë që të shpjegoj se për cilin lojtar jam duke folur. Është shumë normale”, tha Andreazoli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online