“Nuk i takon Cinarit për atë lloj reagimi”, Ilir Daja: Nuk e mendonim se do ishim në vend të parë

0

Partizani bëri detyrën në ditën e sotme duke mundur Kastriotin në shifrat 3-1 Kastriotin për hir të luftës së titullit kampion, ndërsa Kukësi dhe Tirana u ndalën në barazimin 2-2. Më poshtë gjeni edhe intervistat e trajnerëve me protagonistët që dhanë për “Supersport” pas mbylljes së këtyre takimeve:

Daja (Partizani): “Fitorja na lë të kënaqur, por nga ana teknike dhe taktike kemi bërë pak më keq se ndeshja e fundit me Ballshin. Lojtarët kanë dalë nga detyrat disi dhe kjo është përgjegjësia ime. Reagimi i Çinarit nuk është i pranueshëm, çfarëdo që te ketë ndodhur. Pas ndeshjes nuk kam folur me lojtarët. Nuk i takon as Çinarit, por asnjë lojtari të Partizanit, që edhe kur janë në fitore të lënë ekipin me 10 lojtarë. Janë gjëra të papranueshme për lojtarë të tillë.

Melo ka pasur një dëmtim në stërvitje. Është bërë ekzaminimi dhe po presim përgjigjen. Lojtarët që nuk aktivizohen, duhet të mbështesin dhe komplimentojnë lojtarët në fushë, pasi vetëm me këtë, në fund të sezonit mund të jemi aty ku duhet të jemi. Na ndihmoi futja e Kotes, ashtu si Buba, i cili në pasin e fundit është shumë mirë. Në pjesën e parë, goli i Hakajt na dha qetësi, ndërsa goli i Zhuniorit, i dha mundësinë ekipit të menaxhonte lojën. Nuk e mendonim se do ishim në vend të parë me problematikat që kishim në fillimin e kampionatit”.

Josa (Kukësi): “Ekipi luajti siç i kërkova. Tirana na rrezikoi me Torrasën dhe Kalen, me lëvizjet e tyre. Unë nuk mendoj për Europën, por për ndeshjen e radhës, që ekipi të luaj drejtë. Sot dhe në dy ndeshjet e fundit e kemi përmirësuar drejtë. Duhet të vlerësojmë Tirana për mënyrën sesi luajnë futbollin pasi ishin shumë më të rrezikshëm kur luanin me tre mbrapa se me katër. Kam futbollista që më shikojnë në sy dhe çdo lojtar që stërvitet me mua do të motivohet dhe do të luajë me 100%. Nëse nuk do e bëj unë, atëherë jam unë përgjegjësi. Me arbitrin diskutova që mbas mbarimit të pjesës së parë, isha i bindur që nuk ishte offside, e kapëm Tiranën të zhbalancuar, ishte rasti më flagrant që ne mund ta bënim 2-0 dhe do të ishte shumë vështirë për Tiranën. Problemi i ishit nuk më intereson shumë, unë përsëri bardheblu jam, por për para të gjithash kam punë me skuadrën time”.

Ndreu (Kastrioti): ”Ka disa ndeshje që nuk po e menaxhojmë dot një ndeshje, 90 minuta. Nuk kemi shumë lojtarë cilësorë dhe kemi shumë të rinjë që nuk po dalin në lojën e duhur. Partizani ka më shumë cilësi se ne. Ekipi duhet ta kuptojë se jemi ekipi më i vogël. Shpresa është që të përmirësohemi, por kemi shumë punë. Pretendimet e Vllaznisë se nuk luajmë fortë me Partizanin? Nuk kemi marrë shumë kartona të verdhë sot se kishim tre katër lojtarë që rrezikonin të mos luanin ndeshjen tjetër dhe do t’i merrnim nga U-21 pastaj. Nuk bëjmë fare nga këto lojëra se jemi më të rrezikuarit ne”.

Shehi (Tirana): “Nuk do as mend dhe as kalem që të kuptosh se na vjen keq. E kthyem rezultatin dhe kur pësuam golin e dytë na sjell shumë mërzi. Mund ta kishim zgjidhur shumë më mirë. Kemi shkuar te porta ashtu si donim dhe u pësuam nga dy episode. Futbolli është i poshtër, nuk kemi se çfarë bëjmë. I dhamë zemër kundërshtarit dhe ndëshkuam veten tonë me golin e parë. Më shumë më vjen keq se e kthyem ndeshjen dhe nga një goditje dënimi, nga distanca e largët, vjen barazimi”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.