Nuk i shiti kurrë ngjyrat kuqezi, Seferi zbulon të ardhmen: Kam pasur interesime nga Serie A, synoj Bundesligën

Taulant Seferi është një nga emrat që premtojnë shumë për të ardhmen. Sulmuesi 23-vjeçar është në pronësi të Young Boys, por që këtë sezon është huazuar te Xamax për të fituar më tepër eksperiencë. Futbollisti njihet edhe për dozën e lartë të patriotizmit, ku i ka refuzuar pa e menduar dy herë ftesat e Maqedonisë së Veriut për Kombëtaren kuqezi, e cila ia shpërbleu me një debutim në fushën e lojës.

Ndërkohë në një intervistë në “Instagram” me “Telegrafin”, Seferi zbulon edhe planet për të ardhmen e tij. Lojtari kuqezi thekson se fillimisht do të kërkojë qendrimin te Young Boys, ku në rast se nuk do të ketë hapërisa atëherë do të largohet në një tjetër skuadër. Kampionati që synon ta shohë veten duke luajtur është Bundesliga gjermane, ndërsa zbulon se për të ka pasur edhe interesime nga Serie A.

“Momentalisht jam i huazuar te Xamaxi dhe në fund të sezonit do të rikthehem te Young Boys. Menaxherët e mi do të bisedojnë me klubin nëse do të mbetëm aty në rast se kam hapësira apo do të largohem. Bundesliga është kampionati ku synoj që një ditë të luaj, pasi më pëlqen shumë dhe besoj që do të përshtatem mirë. Është e vërtetë që ka pasur interesime nga Serie A, pasi menaxheri ka pasur disa biseda, por në fund nuk u bë diçka konkrete. Gjithsesi unë jam i fokusuar momentalisht tek Xamax e pastaj të bisedoj me Young Boysin para se të marrë hapin tjetër në karrierë”, është shprehur Taulant Seferi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online