“UEFA na e dërgoi qartë me email”, Arbi Laçi hedh poshtë spekulimet për Tiranën: Nuk ka vlerë nëse nuk e fitojmë në fushë

Superiorja sheh shpresë për të rinisur edhe njëherë, ndërsa pritetdrita jeshile për datën 24 maj. Klubet do të kenë mundësi të vijojnë kështu rrugën drejt objektivave të tyre në sezonin më të pazakontë që u kanë zënë ndonjëherë sytë. Tirana është pranë titullit të 25-të në Superiore, drejt të cilit po ecte me një jap të frikshëm, që vetëm kjo pandemic mund ta ndalte. Megjithatë bardheblutë nuk do të lejojnë që rikthimi t’i gjejnë më të dobët, pasi e duan me çdo kusht atë trofe, të cilin do të ishte mëkat po të mos e bënin të tyrin duke parë sezonin fantastik të zhvilluar. Madje do të ishte dhurata më e bukur në 100 vjetorin e krijimit të tyre si klub.

Në një intervitë për “Syri TV” ka folur edhe drejtori sportiv i Tiranës, Arbi Laçi, i cili tregon se titulli nuk ka vlerë nëse nuk fitohet në fushën e lojës. Sa i përket spekullimeve për një vlerësim të renditjes së përgjithshme të UEFA-s për pjesëmarrjet kompeticionet Europiane dhe titullin kampion, drejtori sportiv i bardhebluve shprehet se mbeten vetëm fjalë, pasi vetë qeveria europiane e futbollit ua ka bërë të qartë se vlen renditja aktuale në rast se kampionati nuk përsëritet.

“Atëherë kjo që ndodhi na ka prekur të gjithëve, edhe më tepër Tiranën që po gëzonte një formë të mirë. Tani urojmë dhe kemi besim se do të kthehemi në fushë në maj, për të vazhduar rrugëtimin. Se nuk ka asnjë vlerë nëse nuk e fitojmë kampionatin në fushë. Le ta nisim edhe pa tifozë siç thuhet, por kampionati duhet të mbyllet në fushë.

Sa i përket spekulimeve të fundit, e kam lexuar edhe unë në shqip dhe në mediat britanike atë tezën se UEFA mund të marrë parasysh për klubet që të shkojnë në Europë, renditjen e përgjithshme në bazë të tyre dhe jo të kampionatit. Është më shumë mediatike, sepse gjithçka është e qartë. Ne na ka ardhur një email te klubi i Tiranës nga UEFA dhe thuhet saktësisht se kampionati duhet të mbyllet në 3 gusht.

Nëse nuk mbyllet brenda kësaj date, atëherë merret për bazë renditja aktuale, pra Tirana shpallet kampion. Aktualisht jemi duke punuar edhe për pjesën e licencimit në Europë që pati një afat shtyrje nga UEFA për shkakun e Koronavirusit. Po për ne nuk është se përbënte shumë problem pasi nuk kemi pasur probleme me pagesa të prapambetura dhe jemi në rregull”, ka deklaruar Laçi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online