“Nuk i njihja lojtarët e Shqipërisë”! Trajneri nga Çekia vlerëson: Më kanë befasuar, lexova që luajnë në Itali

Ashtu siç “Sport Ekspres” ka raportuar në gjithë këto ditë, në Çeki e kanë marrë lehtë Shqipërinë. Madje në një artikull tonin kemi përmendur faktin nga komunikimi me gazetarët çekë se në këtë vend njihej vetëm Qazim Laçi si lojtar i Shqipërisë, pasi është pjesë e kampionatit të tyre, te Sparta e Pragës.

Kjo vërtetohet edhe nga deklarata e trajnerit të Duklas dhe që më parë ka drejtuar Kombëtaren e Çekisë. “Është një turp që nuk fituam, por besoj se do ia dalim gjithsesi të kualifikohemi më tej. Shqipëria më befasoi shumë, sidomos në pjesën e parë me lëvizjet e saj dhe qëndrimin në fushë, ishin më të gjallë. Nuk i njihja lojtarët e tyre, por lexova që luajnë në Itali dhe kanë shumë ndeshje në këmbë. Kanë bërë një ndeshje të mirë”, tha Rada. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online