Nuk i mban më asgjë në skuadër, Reali i Madridit i jep lamtumirën dy futbollistëve yje

Ashtu si dhe pritej, James Rodriguez dhe Gareth Bale janë në listën kryesore të lojtarëve që pritet të largohen nga Reali Madridit në sezonin 2020-2021. Zidane i ka cilësuar të dy lojtarët si të tepërt në formacionin kryesor të tij dhe me shitjen e tyre, trajneri do të kërkojë afrimin e lojtarëve cilësorë.

Si Bale dhe Rodriguez janë përfolur për një transferimin në skuadrat e Premier League, por të dy do të duhet të ulin kërkesat e pagave në mënyrë që të sigurojnë një kalim në futbollin elitar anglez. Për më tepër, agjentët e tyre kanë përjashtuar marrëveshje huazimi për të dy futbollistët, që mund ta bëjnë edhe më të vështirë largimin e tyre.

Planet e Real Madrid janë që të fitojnë më shumë se 180 milion dollarë nga të gjitha marrëveshjet e tyre të mundshme. Me këto para madrilenët do të synojnë blerjen e “top-player”, për të mbrojtur titullin kampion si dhe të kërkojnë fitimin e Champions League. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online